Haradinaj e Kosnetti bisedojnë për zgjedhjet e 6 tetorit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett.
Haradinaj ka bërë me dije se me ambasadorin amerikan ka biseduar për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Takim i rregullt dhe përmbajtësor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë. Falënderova ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Shpreha si gjithmonë, mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/