Haradinaj e Kuçi bashkëbisedojnë me qytetarët e Junikut
21 maj 2019
| 16:19
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqeruar nga kryetari i Junikut, Agron Kuçi, kanë bashkëbiseduar me qytetarët e kësaj komune.
Haradinaj ka thënë se me qytetarët junikas ka pasur një bashkëbisedim të hapur për temat në interes të komunës së Junikut.
“Bashkëbisedim i hapur me qytetarët e Junikut dhe kryetarin Agron Kuçi, për shumë tema të rëndësishme për banorët e kësaj ane!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/