Haradinaj e Limaj presin në takim Sylejman Selimin
01 shkurt 2019
| 13:28
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Fatmir Limaj, kanë pritur në takim, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili para disa ditësh është liruar nga burgu.
“Pata nderin ta pres gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/