Haradinaj e Limaj vizitojnë komunën e Malishevës, njoftohen me qeverisjen e Begajt
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj kanë vizituar sot komunën e Malishevës, me ç’rast u pritem nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar për qëllimin e kësaj vizite.
“Bashkërisht shprehem përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunën e Malishevës në realizimin e projekteve të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune. Nga ana e tij, kryetari Begaj shtroi një serë kërkesash të cilët janë në funksion të ofrimit të një qeverisje sa më të mirë për qytetarët e Kosovës, e të cilat Qeveria e Kosovës do t’i adresoj. Është detyre e Qeverisë së Kosovës që të mbështes të gjithë komunat e vendit pa dallim”, ka shkruar Limaj.
/Epoka e re/