Haradinaj mirëpret propozimin e Thaçit për rritjen e pagave për ushtarët e Kosovës
24 dhjetor 2018
| 16:29
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që e drejton do ta mbështesë propozimin e presidentit Hashim Thaçi për rritjen e pagave për ushtarët e Kosovës.
Ai në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se asnjëherë nuk ka hezituar në mbështetje financiare sa i përket sektorit të sigurisë.
“Rritjen e pagave për ushtarët e mirëpresim si Qeveri në çdo kohë dhe atë propozimin nga secili institucion. Sidomos në çështje të sigurisë asgjë s’kemi kursyer”, ka thënë Haradinaj.