Haradinaj e nderon me medalje zyrtarin e LV-së
Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AAK), Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera.
“Sot, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’, në shenjë mirënjohje për sakrificën e tij për lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Haradinaj ka thënë se Potera ishte bashkëluftëtar i tij në luftë.
“Menjëherë pas fillimit të luftës çlirimtare, më 17 mars 1998, Ajet Potera u kthye nga mërgimi me grupin e Xhelal Hajdës – Tonit dhe u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fati e deshi që Ajeti të plagoset rëndë në Baballoq, si bashkëluftëtar i imi në ZO të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.
Së fundmi, Potera është shprehur i pakënaqur me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale, të cilën e udhëheq shefi i tij në parti, Albin Kurti.