Haradinaj e nis ditën e Pavarësisë duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës
17 shkurt 2018
| 09:26
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet duke i shërbyer me kafe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Mirëmëngjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë. E fillova ditën sot duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.