Haradinaj e nis mëngjesin me dy rrobaqepës në Prishtinë
02 korrik 2019
| 11:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me dy rrobaqepës në Prishtinë.
“Mëngjesin e sotëm, ndava disa çaste me Hakiun dhe Naimin, dy ndër rrobaqepësit më të mirë në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.