Haradinaj e O’Connelli flasin për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, me ç’rast janë zotuar se do të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve.
Sipas Haradinajt, mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillimvit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/