Haradinaj e Pacolli mbërrijnë në Berlin
Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kanë arritur në Berlin, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euroatlantike. Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”
Ai ka thënë se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë “gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!”, ka thënë Haradinaj.