Haradinaj e Pacolli takojnë Palmerin

25 shtator 2019 | 19:13

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, kanë takuar sot të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matt Palmer, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se është i përkushtuar të angazhohem me ShBA-të në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Gjithmonë një kënaqësi të takoj të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Matt Palmer dhe shkëmbimin me të për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën. Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Pacolli.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni Nisma-AKR-PD nga salla “1 Tetori” në Prishtinë ka nisur…