Haradinaj: E pandershme të luhet me shqiptarët në Luginë
Depuetit i AAK-së Daut Haradina, ka thënë se askush nuk duhet dëmtuar Kosovën veç pse i rrezikohet lëkura e vetë.
Këtë Haradinaj e përmendi duke iu referuar idesë për shkëmbimin e territoreve.
“Unë nuk mendoj që presidenti ka vullnet për me dëmtu Kosovën por unë nuk mendoj që nëse dikujt i rrezikohet lëkura duhet më dëmtu Kosovën. Përgjegjësia e presidentit është ta ruaj Kushtetutën, m’i ruajtur kufijtë edhe unë e kisha inkuraju që kështu të shkoj”, tha ai.
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, në “Rubikon” të “KTV”-së, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me deklaratat se është për bashkim të Luginës në territorin e Kosovës po luan me ndjenjat e qytetarëve.
Veprimet e fundit karshi kësaj situate, Haradinaj i quajti fiskulltura.
“Është e pandershme me lujt me emocionet e qytetarëve tanë që padrejtësisht janë jashtë Kosovës, në këtë rast në Luginën e Preshevës. Unë bashkëndjej me ta, vijë prej asaj vije që kemi vuajtur për të ardhur liria në Kosovës dhe e di që ata janë qysh ishim ne para 22-23 viteve”, ka thënë ai.