Haradinaj e Papadopoulou flasin për prezencën e EULEX-it pas 15 qershorit

11 maj 2018 | 17:54

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, nga e cila u informua për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e shkëmbimit të letrave në mes të presidentit dhe përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj ka thënë se edhe pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.
Haradinaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit.

Shefja e EULEX-it ka theksuar se edhe pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

Pas 15 qershorit të këtij viti, mandati i EULEX-it në Kosovë do të jetë këshillëdhënës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) në orën 12:00, në fshatin Ballofc të…