Haradinaj e për Kurtin: Mashtrues ordiner, shteti nuk mbahet me ‘vitra’

12 tetor 2022 | 11:46

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se jeta në Kosovë është duke u bërë e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në stilin e një mashtruesi ordiner është duke provuar  t’i mbajë “gjallë” pensionistët.

“Shteti nuk mbahet me ‘vitra’. Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet. Shteti nuk mbahet me ‘vitra’, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në ‘cirk social’. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar vendimin…