
Haradinaj e përfaqëson Kosovën në Londër, jo zëvendëskryeministri Jevtiq
25 shkurt 2018
| 11:36
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë për në Londër për të marrë pjesë nesër në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kështu hedhet poshtë lajmi i medieve serbe se zëvendëskryeministri, njëherësh ministri për Komunitete dhe Kthim, Delibor Jevtiq, do të marrë pjesë në këtë samit në vend të Haradinajt.
“Kryeministri Haradinaj do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Londrës”, ka bërë me dije për “Epokën e re” shefi i stafit të kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi.