Haradinaj e pret në takim Hotin, flasin për programin nacional të rinisë
23 janar 2019
| 11:56
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, me të cilin ka thënë se janë dakorduar që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të raportojë për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë.
“I premtova përkrahje të fuqishme për programin që është hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Këtë vit nxënësi do të jetë në fokus”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/