Haradinaj e pret sërish në takim deputetin Labinot Tahiri
Takimet ndërmjet kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe deputetit Labinot Tahiri janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Të martën ata kanë zhvilluar një takim të përbashkët në zyrën e kryeministrit. Për takimin në fjalë ka njoftuar vet Haradinaj.
“Për zhvillimet më të fundit politike në vend, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në implementimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Ferizajit, pata një diskutim të hapur sot me deputetin e Kuvendit, Labinot Tahiri. E përgëzova deputetin Tahiri për organizimin e pestë me radhë të Darkës Tradicionale me Mërgimtarë, si dhe për angazhimin e tij edhe në planin humanitar, duke e inkurajuar që të vazhdojë me devotshmëri shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/