Haradinaj e quan Kurtin komunist: Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin?

05 dhjetor 2021 | 18:21

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e këtij të fundit në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka publikuar një foto të disa kongresistëve amerikanë ku thotë se kanë shkuar në darkë te ambasadori serb në Washington, ndërsa thotë se Kurti në Kosovë krenohet për ulje të shpenzimeve për dreka e darka.

Kreu i AAK-së pyet se ç’po ndodh me dialogun e Asociacionin siç pohon me qasjen komuniste të kryeministrit Kurti?

“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka. Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se sot kryeministri Kurti në një konferencë për media heqi të gjitha pikëpyetjet, dhe bëri të ditur se në SHBA do të shkojë në fillim të vitit të ardhshëm, edhe pse nuk specifikoi një datë të saktë se kur.

Ndërsa lidhur me këtë drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ”nuk do të marrë vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shpejtë, derisa sulmon Beogradin zyrtar”. /Reporteri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-senatori Bob Dole, ka vdekur sot në moshën 98 vjeçare.…