Haradinaj e quan Kurtin mashtrues: Në qeverisjen time u bë ushtria

25 shkurt 2022 | 13:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Në seancën që po diskutohet rreth dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj e ka quajtur Kurtin mashtrues.

“Bravo i koftë qysh mundi ndër sy me mashtruar. Ky njeri që foli para meje është mashtrues”.

“Nëse nuk të njeh Serbia të patën mund ta marrim partneritetin për paqe. Pse po i ikë temës? E ke lënë Kosovën pa dy projekte me energji. Ti je mashtruesi në këtë vend. Gjatë vitit tim u bë ushtria dhe taksa 100 për qind”, ka thënë Haradinaj.

Ky reagim i Haradinajt ka ardhur pasi Kurti ka akuzuar liderin e AAK-së për demarkacionin me Malin e Zi, dialogun sa ishte kryeministër dhe për tokat në Gllogjan.

Kurti për dialogun: Haradinaj ia dha kompetencat Thaçit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu ndërmjet…