Haradinaj e quan të pakuptimtë largimin e fermerëve rahovecian nga tregu me njësi speciale policore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nga Rahoveci, i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që të bëjë një zgjidhje për 16 fermerë të kësaj komune, produktet e të cilëve kanë mbetur pa shitur.
Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme që të dërgohet njesia speciale e policisë për t’i larguar këta fermerë nga tregu, siç ka ndodhur para disa ditësh.
“Rahoveci ka situatë specifike sepse është i bazuar në bujqësi. Është veprimtari e parë jetësore. 5 mijë e 300 fermerë nuk janë përfshirë në pakon ekonomike. Specifikat e tyre duhet të analizohen në Prishtinë dhe t’u lejohet atyre veprimtarive ekonomike që të paktën mos t’i vjelin dhe hedhin perimet”.
“Është e pakuptueshme të dërgohen njësia speciale që të hiqet tregu për 16 fermerë. Besojmë që qeveria e re e votuar në Kuvend, do të përballet me specifikat e Rahovecit”, është shprehur Haradinaj.