Haradinaj e Tahiri flasin për projekte zhvillimore
03 korrik 2019
| 15:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin Labin Tahiri, me të cilin ka biseduar për mundësinë e avancimit të projekteve zhvillimore në vend.
“Bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, për mundësitë e avancimit të projekteve zhvillimore për rritjen e mirëqenies qytetare në vend. Pata kënaqësinë, po ashtu, të pranoj edhe urimet më të mira nga deputeti Tahiri me rastin e ditëlindjes sime”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/