
Haradinaj e tërheq nga Kuvendi platformën për dialog
05 qershor 2018
| 13:52
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë me dije në seancën e sotme të Kuvendit, se do të tërhiqet platforma për dialog për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila ishte pjesë e shqyrtimit të pikave të rendit të ditës së Kuvendit.
Reçica ka thënë se platforma e dialogut me Serbinë po tërhiqet me arsyetimin që në këtë pikë duhet të arrihet konsensus ndërmjet partive parlamentare në Kuvend, raporton “Epoka e re”.
/Epoka e re/