
Haradinaj ecën për katër orë nëpër bjeshkët e Istogut
26 janar 2020
| 17:27
Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar bjeshkët e komunës se Istogut.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me disa miq ka bërë një ecje katërorëshe nga Istogu deri në Mokna.
“I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha”, ka shkruar Haradinaj.