Haradinaj: Ecje tradicionale deri në Bogiqe, kjo rrugë u kalua nga Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

24 maj 2020 | 19:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot ka kryer ecjen tradicionale deri në Bogiqë, duke thënë se këtë rrugë e kanë kaluar ushtarët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.

“Ecje tradicionale deri në Bogiqë, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj””.

“Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë. Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime në…