Haradinaj edhe në konferencën për medie thotë se është kundër idesë së Thaçit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për medie, në të cilët ka bërë të qartë se pozicioni i tij kundër korrigjimit të kufijve është i qartë.
Ai ka thënë se për këtë ide janë duke diskutuar me presidentin Hashim Thaçi, duke e konsideruar një ide të tillë si kthim mbrapa.
“Jemi duke biseduar, e vërteta është kështu ka një kohë të gjatë që ekziston një teori e marrëveshjes shqiptaro-serbe. Tashmë diskursi ka ndryshuar. Pozicioni im është i qartë, në mënyrë korrekte. Është logjikë e gabuar për t’u kthyer prapa për diçka që e kemi mbërri. Ne synojnë anëtarësimin në BE”, është shprehur Haradinaj.
Sa i përket pjesëmarrjes së Haradinaj në bisedimet në Bruksel, kryeministri tha se nuk ka kohë për të marrë pjesë atje.