Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e ushtrisë së Kosovës
14 dhjetor 2018
| 09:38
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ushtria e Kosovës do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se kanë mbetur edhe pak çaste nga krijimi i ushtrisë.
“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/