Haradinaj, ekipit negociator: Nëse është në pyetje territori, nuk ju mbështes
26 dhjetor 2018
| 12:30
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë e ka shprehur qëndrimin e tij, se është kundër diskutimit për territore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj pas takimit koordinues për dialogun me ekipin negociator, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se nuk i jep mbështetje ekipit negociator nëse është në pyetje territori.
“Nëse është në pyetje territori unë nuk ju mbështes”, ka thënë Haradinaj.