Haradinaj: Eksperimenetet e Kurtit dhe Vuçiqit bashkë, rezultuan me arritjen në konflikt dhe humbje jetë njerëzish!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj tha se ne jetojmë në një rrenë të madhe dhe se ajo quhet Albin Kurti.
Ai tha Kurti eksperimentoi dhe nuk bashkëveproi me amerikanët për shumë çështje.
“Ne jetojmë një rrenë të madhe në Kosovë, në një mashtrim të madh nga Kurti. Rrena e madhe e Kosovës quhet Albin Kurti.Në fianle të dialogut, amerikanët i kanë marrë përsipër krejt garancat për Kosovën. Ju e dini se zoti Escobar dhe Lajçak në vizitën e parë kanë deklaru se nuk do të negociohet integriteti territorial sepse ne kemi patur frikë nga ndryshimet e kufijve, nuk do të negociohet sovraniteti dhe nuk do të negociohet kushtetutshmëria e Kosovës. Pra këto janë tre parimet e dialogut. Pastaj duke e ditur se rreziku në prishje të procesit është në veri kanë marrë përsipër planin për tabelat. Zoti Radojiçiq është çështje e zgjidhur për Kosovën sepse atë e shpallën në Listë të Zezë dhe ishte i ndjekur nga Koosva, ai nuk ishte më problemi ynë. Amerikanët e futën në listë të zezë Radojiçiqin dhe grupin e tij, ua dërguan porosinë Serbisë dhe serbëve se nuk do të lejojnë dalje prej kontrollit të veriut dhe i thanë Qeverisë tonë se palni për tabelat është ky, plani për marrëveshjen është ky, finalja është kjo dhe të ecim bashkë deri në finale. Kurti eksperimentoi, nuk bashkëveproi me amerikanët, ju kujtohet në kohën e tabelave dhe ende nuk kemi tabela në veri, ende nuk paguhet energjia në veri dhe nuk kemi institucione civile” tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së tutje tha se eksperimenetet e Kurtit dhe Vuçiqit bashkë, rezultuan me arritjen në konflikt dhe humbje jetë njerëzish
“I thanë mos mbaj zgjedhje kur s’ka pjesmarrje se zgjedhje me 3% nuk janë zgjedhje. Ku është mashtrimi i Kurtit?? S’ka qare pa u mbajt zgjedhjet në veri dhe kryetarët e komunave prap do të jenë serbët e Veriut. Ky po na mashtron ne me ata që i ka ‘nguju’. Do të ketë edhe policë dhe ata prap do të jenë serbë dhe sërish ata s’kanë me dashtë Kosovën 100%. Eksperimentet e Kurti dhe të Vuçiqit bashkë, këta janë tandem, rezultuan që suksesi i dialogut mos me ndodh implementimi i marrëveshjes, rezultuan me arritjen në konflikt e me u humb jetë njerëzish. Afrim Bunjaku ka lënë fëmijë jetim” deklaroi Haradinaj raporton Gazeta Blic.