![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/Kurti-dhe-Haradinaj-859123-1.jpg)
Haradinaj: Eksperimentet e Kurtit po dëmtojnë subjektivitetin e shtetit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Haradinaj ka thënë se dështimi i faturohet kryeministrit Albin Kurti.
“Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky dështim i faturohet një njeriu e ai është, Albin Kurti. Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit”, ka thënë Haradinaj.
“U bëj thirrje shteteve të BE-së, të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e t’na e hapin rrugën e integrimit. Ne rrugë tjetër nuk kemi!”, ka shtuar ai.