Haradinaj: Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit

28 maj 2018 | 09:26

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me punimet në njërën nga rrugët e Deçanit.

Haradinaj ka thënë se ekziston një keqinformim lidhur me këto punime.

Ai ka thënë se rruga e cila është duke u renovuar ka ekzustuar edhe më parë dhe se do të respektohet trashëgimia religjioze e kulturore e të gjithëve pa dallim.

Postimi i plotë Haradinajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situaten, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë të kënaqur me…