Haradinaj: Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kongresistin Eliot Engel.
“I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongres Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës. Fat i madh për vendin që në gjithë këto vite, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euroatlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
“Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite!”, ka theksuar Haradinaj.