Haradinaj: Elkos Group, një ndër taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në vend

03 maj 2019 | 13:38

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot fabrikat e “Egi Group” në kuadër të Elkos Group, ku është pritur nga pronari Ramiz Kelmendi.

Haradinaj ka thënë se si një ndër taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në vend, Elkos Group, me pronar Ramiz Kelmendin, i ka dhënë shtytje në vazhdimësi ekonomisë së Kosovës.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Kryeministri gjatë kësaj vizite është njohur nga afër me rritjen progresive të sasisë së shitjeve në treg të prodhimeve cilësore të fabrikës ushqimore PI&KI, të leckave të lagura dhe atë të qeseve të plastikës.

Fotografia e Ramush Haradinaj

“Mora inputet për hapat e ardhshëm që Qeveria duhet të ndërmerr për fuqizimin e prodhuesve vendor. Kosova me tatimet më të ulëta në rajon si dhe lehtësirat tjera fiskale, iu jep mbështetje prodhuesve për zgjerim të kapaciteteve dhe depërtimin në tregjet ndërkombëtare, e në të njëjtën kohë për të rritur numrin e punëtorëve dhe të ardhurat për punonjësit”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Contour Global”, dhe Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar se konsorciumi…