Haradinaj emëron Adriana Hoxhiqin ministre të MAPL-së
12 prill 2019
| 10:08
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar Adriana Hoxhiqin ministre të Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).
“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hoxhiqi në të kaluarën ka ushtruar pozitën e shefes së Zyrës Administrative në Veri.
/Epoka e re/