Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër
20 shkurt 2018
| 20:38
Kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt i është shtuar edhe një zëvendësministër.
Haradiaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në total, sipas të dhënave jo zyrtare, numri i zëvendësministrave arrin në 73.
Një zëvendësministër i kushton jo pak buxhetit të Kosovës, sepse ai ka në dispozicion një shofer, një veturë dhe një asistent-e, njofton lajmi.net.
Kujtojmë se Haradinaj kishte thënë numri i zëvendësministrave nuk e kalon atë të qeverisë Mustafa, por kjo nuk qëndron sepse në kohën e Mustafës ishin mbi 40 zëvendësministra.