
Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër të radhës
19 dhjetor 2017
| 22:30
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministër të radhës.
Shukri Maxhuni është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Epoka e re” ka siguruar vendimin e emërimit të Maxhunit në postin e zëvendësministrit.
Maxhuni është profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Edhe me ketë emërim, numri i zëvendësministrave shkon gati në 70.