Haradinaj emëron Ibrahim Pozharin, këshilltar të jashtëm politik
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka emëruar Ibrahim Demë Pozharin si këshilltar të jashtëm politik.
Me këtë rast, Haradinaj ka lavdëruar punën e Pozharit dhe familjes se tij në shërbim të atdheut.
“Biografia dhe rrugëtimi jetësor i disa njerëzve është emërkuptim i lirisë së shqiptarëve dhe respekti për ta është dëshmi e kujdesit tonë për vlerat kombëtare e njerëzore. Mjeku me përvojë të gjatë, Ibrahim Demë Pozhari, i biri i patriotit të devotshëm Demë Ali Pozhari, që i ka dhënë emër idesë së shqiptarizmit, me vullnet i është vënë në shërbim Republikës së Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për profesionalizmin e tij dhe për veprën e familjes së tij në shërbim të atdheut, e kam emëruar sot Ibrahim Demë Pozharin këshilltar të jashtëm politik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/