Haradinaj emëron Rosario Petta këshilltar për çështje të arbëreshëve
02 gusht 2018
| 10:35
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar kryetarin e komunës Piana degli Albanesi në Sicili, Rosario Petta këshilltar të jashtëm për çështje të arbëreshëve
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se arbëreshët e Italisë paraqesin ndër rastet më unike dhe mbresëlënëse në historinë botërore.
“Pas shumë shekujve kanë arritur të ruajnë vlerat sublime të origjinës. Ndjenjë e veçantë të pres Rosario Petta, kryetarin e komunës Piana degli Albanesi në Sicili, të cilin e emërova këshilltar të jashtëm për çështje të arbëreshëve dhe e nderova me medaljen e artë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për përkushtimin në ruajtjen e traditave dhe vlerave shumëshekullore të paraardhësve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.