Haradinaj-Engel, takim me dyer të mbyllura
06 korrik 2019
| 10:10
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur mëngjesin e sotëm kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Takimi mes shefit të ekzekutivit kosovar dh zyrtarit amerikan është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa më pas nuk ka pasur deklarata për media.
Për atë se çfarë është diskutuar në këtë takim pritet që të zbulohet pas deklaratës së Zyrës për Informim të Kryeministrisë, raporton “KP”.
mbërriti në Kosovë më 4 korrik ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Ndërsa dje, takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.