Haradinaj: Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në qytet evropian
03 qershor 2018
| 21:39
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka takuar të dielën kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në qytet me pamje e shkëlqim europian.
“Të parin e kryeqytetit shqiptar e përgëzova për infrastrukturën moderne, transportin publik funksional, parqet dhe rrjetin brilant të kopshteve për fëmijë. Erioni duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare për zgjidhjet efektive, që bënë për komunitetin, si dhe për shpirtin që u jep hapësirave urbane”, ka shkruar Haradinaj.