Haradinaj: Është e pakuptimtë që kryeministri ta ketë pagën 1 300 euro
22 dhjetor 2017
| 17:06
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e fundvitit me gazetarë ka folur për vendimin e tij për rritjen e pagës, për të, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe stafit politik.
“Është e pakuptimtë përgjegjësia politike dhe financiare e një kryeministri që ta ketë pagën 1 300 euro. Ata që mendojnë se kam gabuar për pagat kanë të drejt, por sipas bindjes time është tregues se dëshirojmë të punojmë në mënyrë transparente”, ka thënë Haradinaj, raporton “lajmi.net”.
Ai ka folur edhe për punën e qeverisë për këto 100 ditë. “Dëshira ime është për ta ndryshuar Kosovën, për ta bërë një shtet që kryen punë”, është shprehur kryeministri Haradinaj.