“Haradinaj është mësuar me kërcënime, nuk e frikësojnë”

18 dhjetor 2024 | 22:56

Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që ka marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se Haradinaj është mësuar me kërcënime para, gjatë dhe pas luftës dhe sipas tij nuk e frikësojnë atë.

Tutje, ai tha se kjo dukuri është e keqe dhe duhet të ndëshkohet.

“Ramushi është mësuar me qenë i kërcënuar para lufte, në luftë dhe mbas lufte. Ramushi nuk e ka sefte kërcënimin dhe nuk i merr fare këto se si i marrim ne të tjerët. Unë mendoj se si dukuri është e keqe dhe duhet të ndëshkohet… Problemi është tjetër, shteti duhet ta krye punën e vet… Kjo duhet të ndëshkohet”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” .

Ndryshe, llogaria nga ku është kërcënuar Haradinaj mbante emrin “Shpat Sokoli”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të…