Haradinaj: Eshtrat e heroit Ilir Konushevci nga nëntori do të prehen në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim babain e heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, bacën Halit.
Haradinaj bërë me dije se me vullnetin e bacës Halit, këtë vit do të bëhet riatdhesimi i eshtrave të Ilir Konushevcit, i cili është i varrosur në Tiranë.
“Varret e dëshmorëve iu shërbejnë brezave për të kuptuar se ku i ka rrënjët liria. Pata nderin ta pres babain e Ilir Konushevcit, bacën Halit, të cilit i ofrova mbështetjen time dhe të Qeverisë së Kosovës për kthimin e eshtrave të Heroit në Kosovë. Me vullnetin e bacës Halit, riatdhesimi i eshtrave të birit të tij do të bëhet, këtë vit, në prag të festës së flamurit. Iliri e tejkaloi veten për lirinë e vendit tonë. Ne i obligohemi përjetësisht figurës dhe veprës së tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/