Haradinaj: Etika politike që promovoi Hoti, të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve

16 maj 2020 | 12:28

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ukshin Hoti ishte ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzet dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë me rastin e 21-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti. Më tutje, Haradinaj ka thënë se etika politike që Hoti kishte promovuar,  duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej.

“Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzet dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Etika politike që promovoi ai, duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej. Njëzetenjë̈ vjet më parë, ky njeri i madh, u shndërru përpos në legjendë edhe në enigmë. Ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij. Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos duket se dëshiron t’i varë atletet te Real…