Haradinaj: Fahri Fazliu e Afrim Zhitia, figura të ndritura të qëndresës kombëtare
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e kombit Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, me rastin e 29-vjetorit të rënies së tyre.
Haradinaj pas homazheve ka vizituar edhe familjet e dy dëshmorëve. Me këtë rast, ai ka thënë se Fahri Fazliu e Afrim Zhitia, janë ndër figurat më të ndritura të qëndresës kombëtare.
“Homazhe dhe vizitë në familjet Fazliu dhe Zhitia, në 29-vjetorin e rënies heroike të Fahriut dhe Afrimit. Sot, me nderim i kujtojmë Heronjtë e Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Pararendës të zhvillimeve vendimtare në lëvizjen dhe përpjekjet për çlirim, vepra e Afrimit dhe Fahriut, qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/