Haradinaj: Faji nuk është te Vitia, por të shefi i tij
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka folur edhe për kandidimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.
Haradinaj ka thënë se këtu nuk ka faj Vitia, por shefi i tij, Albin Kurti.
Ai ka kërkuar nga qeveria Kurti që mos ta shpërfill edhe më tutje gjendjen me pandeminë në vendin tonë.
“Qeveria të fokusohet në vaksinim dhe ta trajtojë gjendjen si emergjente dhe mos ta shpërfillë gjendjen siç e ka shpërfillur deri më tash me kandidaturën e ministrit të Shëndetësisë. Është legjitime kërkesa për dorëheqjen e Vitisë, por faji nuk është te ai. Faji është të shefi i tij. Apeloj të Kurti se nëse ky është kualiteti se si ai do të përballet me sfidat më mirë është të japë dorëheqje sot”, ka deklaruar Haradinaj.