Haradinaj falënderon diasporën për mbështetjen në zgjedhjet e 14 shkurtit
16 shkurt 2021
| 14:38
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup mërgimtarësh.
Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar përzemërsisht gjithë diasporën për mbështetjen e vazhdueshme që siç ka thënë ai i ka dhënë AAK-së.
“Pashk Merturi, Ali Dervishaj, Bajram Mulaj dhe Miftar Kastrati janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve të cilët erdhën në Kosovë në përkrahje të vizionit të Aleancës. Falënderoj përzemërsisht të gjithë diasporën, për mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.