Haradinaj: Falë gjakut të dëshmorëve, luftëtarëve të UÇK-së dhe intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë

12 qershor 2022 | 12:11

Me rastin e Ditës së Çlirimit, 12 qershorit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë.

“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës. Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën! Kosovë, urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten e kaluar këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka…