Haradinaj: Falë guximit të Clintonit, Kosova jetësoi të drejtën për liri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)m Bill Clinton, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, pas takimit me Clintonin ka shkruar se fal humanizimit dhe guximit të ish-presidentit amerikan Kosova jetësojë lirinë.
“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe te populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës! Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën! President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin tuaj. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/