Haradinaj: Falë Vokrrit jemi në familjen e futbollit
10 qershor 2018
| 14:32
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në akademinë me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë falë ish-kryetarit të FFK-së, Kosova është në familjen e futbollit botëror.
“Fadil Vokrri ishte i të gjithëve. Ai e kishte shpirtin e bardhë. Ishte një sportist shpirtbardhë dhe gjithmonë i gëzohej lajmeve të mira. Fal tij, Kosova u kthye në familjen e futbollit. Ai na bëri shumë miq për sportin për vendin. Sot nuk është në dhimbje vetëm familja. Lavdi jetës dhe punës së madhe që ka bërë për sportin dhe për ne Fadil Vokrri”, ka deklaruar tutje Haradinaj.