Haradinaj: Faleminderit Akil dhe Distria që e ngritët lartë flamurin e Kosovës
10 shkurt 2018
| 21:07
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar xhudistin Akil Gjakova për medaljen e artë të fituar në Paris, si dhe Distria Krasniqin për medaljen e brozntë.
“Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.